Stadiumi dhe Fair Play Financiar, Scaroni dhe Gazidis sqarojnë zhvilimet e fundit te Milani!

Ditë me zhvillime te Milani. Sot u zhvillua takimi i aksionerëve të klubit kuqezi – takim që u mbajt vonë në mëngjes – dhe çështjet e rëndësishme u adresuan, shtruar edhe si pyetje për CEO-n Ivan Gazidis dhe presidentin Paolo Scaroni.

Temat e ditës ishin miratimii i buxhetit 2019/2020, tregun i transferimeve, projektet e ardhshme dhe më shumë se sa kaq, duke shtuar stadiumin si pikë thelbësore.

Një temë themelore për të ardhmen e klubit është padyshim stadiumi, për të cilin foli presidenti Paolo Scaroni:

“Në korrik 2019 këshilli miratoi projektin me ndryshime të cilat u dakorduan më pas në lidhje me planin fillestar.

Milan, Scaroni: "Rangnick? La decisione spetta a Gazidis" - Corriere dello  Sport

Në ditët në vijim do të prezantojmë projektin e ri para Komunës. Stadiumi aktual San Siro do të përdoret për sporte joprofesionale.

Vëllimet e projektit tonë zvogëlohen në 145 mijë metra katrorë. Ne presim që bordi ta shqyrtojë këtë dokument të ri pasi zyrat teknike ta kenë vlerësuar atë, në mënyrë që të fillojmë me projektin ekzekutiv. Ne jemi të sigurt”.

Një çështje tjetër delikate dhe e rëndësishme është Fair Play Financiar, në të cilën drejtori menaxhues Ivan Gazidis u përgjigj:

“Nëse Milani do të kualifikohej për gara evropiane për sezonin 2021/2022, vlerësimi i pasqyrave tona financiare do të bëhej në tetor 2021 ku UEFA do të shqyrtojë trendin e viteve të fundit, duke eleminuar efektet e Covid.

Nëse performanca financiare është pozitive, ne do të diskutojmë rrugën tonë me rregullat në fuqi. Ne jemi të sigurt se do të jemi në gjendje të ndjekim rrugën e duhur për tu radhitur me parametrat e FFP”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu