Theo Hernandez vazhdon të rritet dhe të tregojë, sa herë që është nevoja, se aktualisht është ndër më të mirët në rolin e tij.
Tri gola dhe 4 asist në total janë ende pak për një si francezi, që na ka mësuar mirë, por kur flasim për një mbrojtës duket çmenduri!
Edhe Massimo Ambrosini komentoi performancën e Theo Hernandez kundër Sassuolo.

Ish-mesfushori i Milanit është mrekulluar nga ajo që francezi po bën në krah të majtë: “Sa lojtar të tjerë krahu bëjnë të njëjtën gjë si Theo?
Kjo më bën të mendoj për Alphonso Davies dhe ndoshta Jordi Alba, por ky i fundit nuk ka të njëjtën forcë fizike.
Është mbresëlënëse ta shohësh atë duke luajtur dhe vrapuar. Ai është një sprintier që i është huazuar futbollit”