Sportmediaset zbulon: Ibra rinovon i pari, shifrat! Donnarumma dhe Calhanoglu…

Siç është raportuar nga Claudio Raimondi për Sportmediaset në Italia 1, nesër Ibrahimovic duhet të nënshkruajë rinovimin e kontratës me Milanin.

Suedezi tashmë kishte dërguar mesazhe nga grumbullimi i Suedisë, mesazhe dashurie dhe besimi në projektin kuqezi.

Raporti i Zlatan me “Djallin” duhet të zgjatet për një sezon tjetër, në një shifër pak më të ulët se ajo aktuale: 6.5 milion euro pjesa fikse, plus 500 mijë bonus tjetër në rast kualifikimi për në Ligën e Kampionëve.

Takimi për Ibrën do të shërbejë gjithashtu për të dhënë një pikë të mëtejshme mbi situatën në lidhje me Donnarumma, për të kuptuar nëse hendeku midis ofertës prej 8 milionësh dhe kërkesës së 10 do të zvogëlohet.

Në rast se portieri i ri nuk rinovon, Juventusi mund të bëhet një kërcënim serioz.

Sa i përket Calhanoglu (me leje në Gjermani për lindjen e djalit të tij), priten zhvillime: turku nuk i ka pranuar ende 4.5 milion propozuar nga Milani.

Ilicic dhe Vlasic mund të jenë alternativat e mundshme, por rinovimi i Ibrahimovic mund të provojë të jetë fillimi i rinovimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu