SPORTMEDIASET: Sakrifica “Hauge” për të kryer goditjen! Detajet

Këto janë ditë të rëndësishme për tregun e transferimeve të Milanit. Kanë mbetur vetëm më pak se tre javë deri në fillimin e kampionatit dhe kuqezinjtë po luftojnë me operacionet e fundit për të përfunduar dhe kompletuar skuadrën që do të vihet në dispozicion të trajnerit, Stefano Pioli.

Ende ka diçka për të bërë, si ne hyrje ashtu edhe dalje, dhe drejtori Paolo Maldini po përpiqet të fitojë sa më shumë nga shitjet në mënyrë që të financojë blerjet përfundimtare…

Jens Petter Hauge është sigurisht gati i larguar. Klasa ’99 do të donte të luante më shumë se sezonin e kaluar dhe mund të përfundojë në Bundesliga në orët e ardhshme.

Ky është një operacion shumë i rëndësishëm për arkën e Rossonerëve, pasi sulmuesi është lojtari i vetëm që ka oferta dhe mund te sjelle fitim kapitali pasi u ble vetem 5 mln euro nga Bodo Glimt.

Sipas edicionit të sotëm të Sportmediaset në Italia Uno, shitja e Hauge tek Eintracht Frankfurt është e pashmangshme. Klubi gjerman vuri 12 milionë në pjatë për sulmuesin norvegjez. Drejtuesit synojne ta përdorin atë shifër për të arritur te kroati Nikola Vlasic i CSKA Moskës.

Sportmediaset saktëson se Zenit gjithashtu ndjek lojtarin kroat dhe madje mund te paraqese një ofertë prej 25 milionë eurosh, por lojtari do të donte të shkonte në Milano.

Qëllimi i Milanit është që të barazojë ofertën e klubit rus dhe për këtë arsye të vë bast mbi vullnetin e lojtarit, i cili te “Djalli” do të gjente shokun e tij të kombëtares Ante Rebic.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu