Sportmediaset: Ragnick deshiron te sjelle Werner ne Milano

Ditet e fundit eshte folur shpesh ne mediat italiane per ardhjen e mundshme te teknikut gjerman Ralf Ragnick ne Milano si trajner por edhe si drejtor sportiv. Ne rast se kjo do te arrihej atehere ai nuk do te vinte “duar bosh”, raportojne se fundmi mediat italiane.

SportMediaset shkruan se Ragnick deshiron fuqi te plote ne Milan edhe per sa i perket merkatos. Ne kete menyre ai mund te sillte me vete ne kampin kuqezi sulmuesin  Timo Werner, i cili ka shenuar 27 gola ne 36 ndeshje sezonale deri me tani. Kater vjet me pare, ishte pikerisht tekniku gjerman ai qe beri te mundur ardhjen e sulmuesit ne Liepzig nga Stuttgart per 14 milione euro. Werner vleresohet nga Liepzig 50 milione euro, por nese Ragnick dhe Milan arrijne nje marreveshje atehere mund te arrihej me lehte gjuha e perbashket mes dy klubeve per transferimin e gjermanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu