Sportmediaset – Pioli pret tamponin: nesër në stol?

Konferenca e tretë për shtyp e Milanit u zhvilua sot dhe i pranishëm ishte sërish Daniele Bonera, një bashkëpunëtor teknik i cili u thirr për të udhëhequr kuqezinjtë në ndeshjet e fundit, në mungesë të Stefano Pioli dhe ndihmësit Giacomo Murelli, të dy ende të izoluar si pasojë e Covid-19.

Por Stefano Pioli tenton rikthimin në stol. Dhe mbase ai do të jetë në gjendje ta bëjë atë nesër, në funksion të ndeshjes Milan-Fiorentina në 15:00.

Sipas asaj që raportohet nga Sportmediaset, në fakt, pasdite, Pioli do të ketë rezultatin e tamponit të fundit, me shpresën që më në fund të kthehet negativ.

Trajneri i Milanit rezultoi pozitiv me Covid 14 nëntorin e kaluar, gjatë pushimit për ekipet kombëtare.

Kështu Pioli tashmë ka kapërcyer ndeshjet kundër Napolit dhe Lille, pasi tamponët e kryer kishin konfirmuar pozitivitetin.

Traineri ka qenë në izolim të detyruar por asimptomatik për saktësisht dy javë tani.

Por sot, në rast të një përgjigje negative, ai më në fund mund të mbarojë karantinën e tij dhe të përgatitet të kthehet nesër në postin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu