SPORTMEDIASET: Ndërlikohet “gjuetia” për turkun Kabak, rreziku vjen nga Premier!

Milani nuk heq dorë nga Ozan Kabak. Qendërmbrojtësi i Schalke është gjurmuar prej kohësh nga kuqezinjtë në tregun e transferimeve që sapo ka përfunduar, por pa gjetur një marrëveshje me gjermanët, që hoqën dorë më pas pasi nuk kishte kohë që të merrej një pasues i tij!

Maldini dhe Massara po planifikojnë të provojnë përsëri në janar, por negociatat nuk do të jenë të lehta. Sipas raportimeve nga Sportmediaset, Liverpool ka hyrë në garë për lojtarin dhe do të donte ta merrte atë në Angli për të zëvendësuar të dëmtuarin Virgil Van Dijk.

Kabak vlerësohet 30 milionë euro, një shifër e konsideruar shumë e lartë nga Milani, ndërsa anglezët mund të jenë seriozë dhe t’i garantojnë Schalke shumën e kërkuar.

Kuqezinjtë nuk duken të gatshëm të luftojnë kundër Liverpool dhe të marrin pjesë në ankande, por ata do të përpiqen deri në fund. Kabak pëlqehet, por vetëm në kushte të caktuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu