Sportmediaset: Nastasic por jo vetëm, Maldini studion goditjen e fshehtë! Bakayoko larg, pasi PSG…

Merkato do të mbyllet në datën 5 tetor dhe po hyjmë në ndoshta ditët më të nxehta për të afruar futbollistë të tjerë dhe fuqizuar ekipin, ndryshe bëhet shumë e vështirë më pas pa alternativa.

Detyra e Paolo Maldinit, Massara dhe Gazidis pikërisht do të shkojë në këtë drejtim, edhe pse ka ende disa çështje që duhen zgjidhur si shitja e Paqueta (i ngecur te sondazhet e Lyon dhe Valencia, por vetëm kaq).

Duke folur për Sportmediaset, gazetari Claudio Raimondi analizoi të rejat më të fundit në merkaton kuqezi. “Ka pasur kontakte dhe hapje nga Schalke në lidhje me Nastasic, por për mbrojtjen, në mendimet e Maldinit nuk është vetëm lojtari serb”.

“Milani, në fakt, gjithashtu po shikon nga Nacho i Real Madrid me një bosht midis blancos dhe kuqezinjve. Nacho është jashtë planeve të Zidane dhe mund të mbërrijë i huazuar. Pista Bakayoko është e komplikuar, ekziston një ndërhyrje nga PSG e cila ofron 5 milion euro huazim plus 40 të drejtë blerje, shifra që janë shumë afër kërkesave nga Chelsea.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu