SPORTMEDIASET: Mister “X” i Milanit quhet Haaland! Maldini në fshehtësi, zbulohet plani

I ri (vetëm 20 vjeç), i talentuar dhe me një të ardhme të ndritur përpara. Ky është Erling Haaland i cili dëshiron të largohet nga Borussia Dortmund dhe i cili po kërkohet nga gjysma e Evropës.

Të gjithë emrat e mëdhenj duan vikingun dhe mes tyre tashmë është edhe Milani! Sipas Claudio Raimondit, gazetarit të merkatos te Sportmediaset, në fakt, kuqezinjtë janë duke vepruar me “dritat e fikura” dhe jo mes zhurmës.

Hauge dhe Erling janë në kontakt të vazhdueshëm pasi janë ende miq të mirë dhe janë rritur bashkë te ekipet e moshave të Norvegjisë.

Hauge i tregon mbi Milanon dhe Italinë sulmuesit shtatlartë të Borussia Dortmund. Një nxitje më shumë për Paolo Maldinin dhe sidomos një superbast i Elliott që sigurisht duhet të hapë thesin dhe mirë madje.

Në mes, ura lidhëse, Mino Raiola, që ka tashmë Romagnoli, Donnarumma dhe Ibrahimovic te kuqezinjtë, pra boshtin.

“Nuk do të jetë e lehtë për kuqezinjtë që të arrijnë te një lojtar të kësaj madhësie në Milanello, por është gjithashtu e qartë se do të duhet të mendohet, dhe gjithashtu shpejt, për një pasues të Zlatan Ibrahimovic.

Suedezi, megjithëse është ende në gjendje të mirë dhe thelbësor në zgjedhjet e Pioli dhe në ndeshjet e Milanit, është gati të përfundojë karrierën e tij”.

Pronësia kuqezi ka kohë që ka zbatuar përmirësimin e të rinjve si gur themeli i projektit e klubit dhe rikthimin në elitë.

Veç kësaj – Sportmediaset – lajmëron se në marrëveshje do të futej Rafael Leao dhe para, pasi klauzola e famshme prej 75 mln eurosh nuk ekziston dhe është krijim mediatik!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu