SKY SPORT: Milani rrezikon të humbë në janar Calhanoglu! Dy klube big e duan “falas”

Duke folur për mikrofonat e Sky Sport, Manuele Baiocchini foli për situatat kontraktuale të Donnarumma dhe Calhanoglu.

Këto janë fjalët e tij: “Sapo përfundoi merkato dhe tani nis merkato tjetër, ose ndryshe, rinovimet! Po flasim për Donnarumma dhe Calhanoglu. Situatat e dy lojtarëve janë identike në formë, por të ndryshme në përmbajtje.

Më 30 qershor 2021 të dy kontratat skadojnë, por ndryshe nga turku, Donnarumma u rrit në Milano dhe ai ndihet kuqezi dhe dëshiron të qëndrojë me çdo kusht. Milani dëshiron ta mbajë atë dhe para derbit mund të ketë një takim të ri me Raiola për të gjetur një mirëkuptim të përbashkët edhe sepse nga 1 Shkurti lojtari mund të pajtohet me çdo ekip me parametra zero”.

“Për Calhanoglu situata është ndryshe. Ai nuk është një lojtar shumë i ri dhe ndoshta ka ambicie të caktuara për karrierën e tij si protagonist në Champions League. E dimë se ka skuadra të interesuara për ta marrë atë me zero, si Juventus dhe Atletico Madrid”.

“Distanca midis asaj që Calhanoglu kërkon dhe asaj që Milani ofron është shumë e gjerë dhe për momentin nuk ka asnjë shans të madh që Calhanoglu të heqë dorë nga pretendimet ekonomike”.

“E qartë se ata do të takohen përsëri me agjentin e lojtarit në javët e ardhshme, por nuk përjashtohet që nëse një ofertë do të mbërrinte në janar, lojtari mund të largohej”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu