SPORTMEDIASET: Milani përgatit ofertën për Belotti! Maldini nuk shkon mbi këto shifra

Merkato e Milanit do të nisë në verë por Maldini & Co janë duke lëvizur që tani.

Në fokus janë disa futbollistë dhe lista është e gjatë por siç ndodh në merkato, ka një plan A dhe një plan B.

Kjo do të varet shumë edhe nga kualifikimi ose jo në Champions League e ardhshme.

Mes emrave të repartit të avancuar është sigurisht Belotti dhe Vlahovic, që janë edhe më konkretet.

Sulmuesi i Torinos, ku është edhe kapiten, ka një kontratë deri në vitin 2022 me “demat” dhe nuk duket i vendosur për të rinovuar.

Ideja e Belottit është të ndryshojë ambjent dhe provojë veten në një ekip me ambicje të tjera dhe jo vetëm mbijetesë, siç edhe po ndodh këto sezonet e fundit.

Për Belotti ka lëvizur dhe Roma, duke qenë se Dzeko do të largohet në fund të sezonit.

Milani, ndërkohë, që pret zhvillimin e situatës, ka përgatitur 20 mln euro për sulmuesin.

Sipas Sportmediaset, kuqezinjtë nuk do të ofrojnë më shumë se kjo shifër për Belottin.

Por, kjo mund të mjaftojë sidomos nëse Torino do të binte në Serie B.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu