Sportmediaset: Milan-Milenkovic, Fiorentina-Roma dhe Barcelona-Lyon! “Skenari i trefishtë”

Merkato e Milanit është pak në “stand by” dhe si pasojë e Europa League sot, por në ditët në vazhdim mund të ndizet.

Gazetari i Sportmediaset, Claudio Raimondi ka ndërtuar situatën kuqezi dhe gjithçka të lidhur me emrin më të kërkuar: Nikola Milenkovic!

Stefano Pioli e dëshiron atë me çdo kusht, por kërkesa është shumë e lartë: po flasim për 35-40 milion euro. Sidoqoftë, diçka po lëviz: Fiorentina mund të marrë Fazio nga Rma në kushte të favorshme dhe po flitet për një shkëmbim midis Ranierit dhe Bonifazi.

Klubi kuqezi nuk mund të tentojë sulmin akoma sepse  duhet të bëjnë një shitje më parë. Në këtë kuptim, interesi i Lyon për Paquetà duhet të regjistrohet zyrtarisht, por së pari do të duhet që Barcelona të marrë Depay.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu