SPORTMEDIASET: Lëvizjet e fundit kuqezi në merkato dhe ndryshimi i planit pas Europa League!

Merkato e transferimeve hyrëse te Milani nuk ndalet me blerjen e Jens Petter Hauge nga Bodo/Glimt. Tani Paolo Maldini dhe Frederic Massara duan të dorëzojnë një mbrojtës të ri qendror te Stefano Pioli.

Pasi u zbeh Wesley Fofana, i cili përfundoi te Leicester City për gati 40 mln euro, drejtuesit kuqezi vendosën të përqendroheshin te Takehiro Tomiyasu. Oferta e parë prej 15 milion eurosh u refuzua nga Bologna, e cila vlerëson lojtarin e saj rreth 25 milion. Sportmediaset konfirmon se për momentin ekziston një distancë prej 10 milion euro ndërmjet palëve.

Sidoqoftë, Milani në rast kualifikimi në fazën e grupeve të Europa League mund të rrisë propozimin. Kuqezinjtë mund të shtyjnë veten të ofrojnë 18-19 milion që nesër.

Një alternativë ndaj Tomiyasu është gjithmonë Matija Nastasic, i cili mund të largohet nga Schalke në huazim me të drejtën e blerjes.

Për mesfushën, pista që çon te Tiemoué Bakayoko i Chelsea, që i është ofruar gjithashtu Napolit në orët e fundit, nuk është zhdukur ende plotësisht.

 Mesfushori francez shpreson të jetë në gjendje të kthehet në Milano, por Maldini duhet të kujdeset për konkurrencën nga PSG. E vërtetë që Thomas Tuchel do të preferonte një lloj tjetër të mesfushorit, por nëse ata do të humbin zgjedhjet e para, Leonardo mund të kthehet te ish-Monaco.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu