Milani dhe Bayern Munich janë gati që të sfidohen për një sulmues krahu të talentuar që këtë vit në Rusi ka qenë zbulim.
Pjesë e Rubin Kazan, bëhet fjalë për Khvicha Kvaratshkelia, i datëlindjes 2001, gjeorgjian, që këtë sezon ka shënuar 4 gola duke dhënë edhe 4 asist.

Kuqezinjtë fillimisht nuk kishin lëvizur dhe dukej sikur ky territor nuk ishte prekur ende nga Maldini & Co, por ka mjaftuar një telefonatë nga një mik i legjendës kuqezi për të ndryshuar gjithçka.

Në fakt, Sportmediaset shkruan se ka qenë ish-kuqeziu Kaladze ai që ka sinjalizuar djaloshin e talentuar, duke e pasur bashkëkombas.

Milani do të përpiqet të fuqizojë krahët në sezonin e arshshëm të merkatos, sidomos në korsinë e djathtë, aty ku duket hapur se Castillejo dhe Saelemaekers nuk mund të ofrojnë asist dhe gola…