Sportmediaset: Ja prioritetet e Milanit në merkato! Paqueta dhe Krunic…

Pasi ka afruar Tonali, Milani po punon për të përfunduar merkaton me goditjet e fundit. Deri më sot duhen tre goditje: një mesfushor tjetër, një krah i djathtë dhe një mbrojtës qendror. Sportmediaset analizon situatën me gazetarin Nicolo Ceccarini.

Maldini dhe Massara vazhdojnë të flasin me Chelsea për të gjetur një zgjidhje për Bakayoko. Problemi nuk është formula por vlerësimi.

Klubi anglez është në dispozicion për një hua të rëndë me të drejtën e blerjes, por me një shifër afër 30 milion dhe tani për tani asnjë marrëveshje mbi këtë bazë nuk është gjetur.

Ekziston edhe një alternativë që kuqeznjtë po shqyrtojnë dhe është Soumarè nga Lille.

Blerjet por edhe rinovimi i Donnarumma. Një situatë shumë delikate në shtëpinë kuqezi, edhe për shkak se Gigios i skadon kontrata në qershor 2021 dhe tashmë mund të pajtohet me një klub tjetër në shkurt.

Milani është i gatshëm t’i ofrojë atij një kontratë më të lartë se ajo aktuale, por deri më tani nuk ka pasur hapa përpara.

Në frontin e largimeve, kontaktet me Lyon vazhdojnë për Paquetà. Milani synon të marrë 25 milion euro. Për Krunic ekziston Freiburg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu