SPORTMEDIASET: Ja oferta e Milanit për Luis Alberto! Tre lojtarë në tryezë

Sportmediaset bën një vlerësim të situatës së lidhur me Milanin dhe ndoshta objektivin e mundshëm te Lazio, Luis Alberto.

Ditën e djeshme, teksa po hidhej kalendari i Serie A 2021-22, të pranishëm ishin si Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios, ashtu edhe Paolo Maldini, drejtori teknik kuqezi.

E ndërsa moderatorët e ngacmuan me pyetjen nëse kishte gjetur zëvendësuesin e Calhangolu në kabinën e regjisë, Maldini preu shkurt: “Jo akoma!”

Ndërkohë, thumbat vazhduan teksa u përmend emri i Luis Albertos, por Maldini nuk reagoi, ashtu si edhe Igli Tare, duke mos hedhur poshtë asgjë…

Photo LaPresse – Spada July 01th , 2020 Ferrara Italy Soccer A.C. Milan- Season 2019-2020 – Serie A Spal vs Ac Milan In the pic : Alexis Jesse Saelemaekers Rafael Leao PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxONLY Copyright: xSpada/LaPressex

Dje, spanjolli u bashkua në grumbullim por ende nuk ka ardhur konfrontimi i presidentit Lotito që e ka parë si shenjë se lojtari iberik dëshiron të largohet.

Dhe pikërisht Milani po punon me “fenerët e fikur”.

Milani po përpiqet të bindë Bianconcelesti për ta lënë të lirë: Claudio Lotito vlerëson lojtarin 45-50 milion euro, por kuqezinjtë mund të vendosin tre lojtarë në pjatë: Rafael Leao, Mattia Caldara dhe Samuel Castillejo.

Maurizio Sarri e vlerëson shumë portugezin, por vullneti mund të jetë Alexis Saelemaekers, për të cilin duhet pyetur Stefano Pioli, që është i dashuruar taktikisht për belgun.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu