Sportmediaset: Ilicic si “goma rezervë” pasi objektivi është një tjetër. Sabitzer? Leipzig vendos çmimin

Në lajmet e përditshme, Sportmediaset bëri një vlerësim të merkatos së transferimeve të Milan. Edicioni i sotëm u ndal sërish te emra te lakuar së fundmi:

“Emri i parë për kabinën e fantazisë është ai i Vlasic: emri i kroatit është i preferuari i Maldinit dhe Massara por vlerësimi i 30 milion eurove është shumë i lartë për arkat e kuqezinjve.

Alternativa është Josip Ilicic, jashtë projektit të Atalanta-s dhe i etur për të kaluar te Milani”.

Sakaq, midis lojtarëve të afruar te Milani për rolin e mesfushorit sulmues ekziston edhe emri i Marcel Sabitzer.

Mesfushori fleksibël austriak, kontrata e të cilit me Leizpig skadon vitin tjetër, është në merkato së bashku me shokun e skuadrës Sörloth.

Sipas raportiit nga Bild, kompania gjermane do ta vlerësonte lojtarin për një shifër midis 15 dhe 20 milionë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu