Sportmediaset: Formula e Milanit për të bindur CSKA Moskën. Vlasic “driblon” gazetarët me diplomaci

Duket se Milani tashmë ka zgjedhur se kush duhet të jetë mesfushori i ri sulmues startues sezonin e ardhshëm.

Pasi mori rinovimin e huazimit, kësaj here dy vjet dhe me të drejtën e blerjes (Brahim Diaz) Maldini synon të kompletojë repartin me blerjen e Nikola Vlasic.

Klasa e vitit 1997 me origjinë kroate është emri i parë në listën e menaxherëve kuqezi.

Po flasim për një futbollist 23-vjeçar me karakteristika që Stefano Pioli i konsideron si më të përshtatshmit për lojën e tij: i mirë në fazat e tranzicionit, driblim i shkëlqyeshëm dhe ndjenjë e mirë me golin.

Me pak fjalë, një profil jo i keq që Milani dëshiron ta përshtasë në futbollin italian.

Ajo që konfirmon se Vlasic është shënjestra e preferuar e Maldini dhe Massara është Sportmediaset, e cila në edicionin e saj të sotëm në Italia Uno bëri një vlerësim të situatës.

Claudio Raimondi, gazetari i programit sportiv, në fakt tregoi se si Luis Alberto tani është një shënjestër larg Milanellos, pasi Lotito kërkon 60 milion euro para për shitjen e tij; Isco gjithashtu u zbeh dhe së fundmi Hakim Ziyech përfaqëson një biznes shumë të vështirë.

Këtu Milani është gati të vërë bast gjithçka te Vlasic. E vetmja pengesë është CSKA Moska, por Maldini tashmë ka gati formulën për të bindur klubin rus.

“Në këto ditë ne tashmë ju kemi treguar se si CSKA Moska do të hapte zgjidhjen e huasë, por me detyrimin e shlyerjes, për shitjen e Nikola Vlasic te Milani. Maldini dhe Massara – vazhdon Sportmediaset – do t’i kishin propozuar klubit rus për të blerë lojtarin në huazim, por me një blerje të kushtëzuar me kualifikimin e Milanit në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm (25 milion euro) Një zgjidhje që CSKA mund ta konsiderojë.

Për më tepër, duket se Zenit St. Petersburg, një tjetër klub militant rus si CSKA në Premier Liga, nuk mund të bëjë dot asgjë pasi kalimi mes dy rivalëve duket edhe i vështirë.

Sakaq, futbollisti, i cili u ndalua nga gazetarët pas një miqësore të luajtur me CSKA Moskën, mbi të ardhmen e tij në Rusi, u shpreh: “Nuk e di!”…

Përgjigje e thatë edhe kur u ngacmua mbi faktin nëse do të shkojë te Milani. “Jo” dhe u largua…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu