Sportmediaset: Elliot 130 mln euro ne dispozicion te Ragnick, 4 emrat per gjermanin.

Sipas Sportmediaset, fondi Elliott do te ishte i gatshem te ndante nje buxhet prej 130 milion eurosh qe do te vihet ne dispozicion te Ralf Rangnick per te ndertuar Milanin qe menaxheri gjerman ka ne mendje. Do te jete nje treg i ngjashem me ate te Leipzig, duke u perqendruar tek te rinjte me personalitet dhe perspektive .

Keshtu, nga La Liga mund te zbarkoje ne Milano, Loren Moron, sulmuesi 26-vjeçar i Real Betis te cilin Quique Setien u perpoq ta sillte me vete tek Barcelona. Me 9 gola te shenuar ne 26 ndeshje ai eshte pas Messit dhe Benzema ne listen e golashenuesit me te mire. Loren ka nje klauzole prej 60 milion eurosh, por deri me tani ofertat per te jane kthyer mbrapsht.

Rolando Mandragora i Udinezes eshte nje profil qe pelqehet per mesfushen. Juventus mund te shfrytezoje opsionin e blerjes per 26 milion euro, ndersa kuqezinjte do te perpiqen te “djegin” Romen, e cila ka futur Cristanten ne marreveshje por qe nuk bind drejtuesit e Udinezes.

E treta mund te kete te beje me zevendesimin e Donnarummes. Nje nder alternativat eshte Meret i Napolit, por te kaltrit do te provojne ta shesin shtrenjte njelloj sic duan te veprojne me Milik,dhe ne kete menyre merr me shume peshe hipoteza e Musso-s, te Udinezes, i cili vleresohet 25 milione euro dhe ndiqet edhe nga Interi.

Ardhja e Rangnick mund te sillte ne Milano edhe Dani Olmo, per te cilin kuqezinjte u perpoqen ta blinin ate nga Dinamo e Zagrebit ne Janar por u transferua tek Liepzig per 25 milion euro plus 10 mln bonuse. Marredhenia midis spanjollit dhe Nagelsmann nuk duket se eshte ne me te miren e mundshme, me vetem dy paraqitje si startues dhe per kete arsye Ragnick mund te sjelle tek “Djalli” sulmuesin 21 vjecar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu