Prioriteti i Milanit në funksion të së ardhmes është gjithmonë i njëjtë: të rinovojë kontratën e Gianluigi Donnarumma.
Një situatë që do të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur, duke pasur parasysh se marrëveshja aktuale do të skadojë qershorin e ardhshëm.
Sipas lajmeve të fundit nga Sportmediaset, e ardhmja e Donnarumma duhet të vendoset së shpejti, gjatë pushimit për Kombëtaret në nëntor.
Në fakt, drejtuesit e Milanit do të përfitojnë nga pushimi në kampionat për t’u takuar me Mino Raiola, në mënyrë që të negociojnë personalisht rinovimin e portierit të lindur në 1999.
Palët kanë caktuar tashmë një takim në Casa Milan, por padyshim që do të duhet të punohet shumë për një marrëveshje që nuk është e lehtë: klubi kuqezi do të ofrojë një pagë prej 8 milion euro neto, përfshirë bonuse.
Nga ana tjetër, Raiola do të dëshironte të paktën 10 milion në sezon për klientin e tij.
Detaje që do të duhet të rregullohen dhe “limohen”.
Milani shpreson në vullnetin e Donnarumma, i cili e ka bërë të ditur në disa raste se ai dëshiron të qëndrojë me fanellën kuqezi për një kohë të gjatë, gjithashtu duke pasur parasysh perspektivën e një ekipi të ri dhe fitues përveç shiritit të kapitenit të veshur disa herë në muajt e fundit.