Sporting Lisbona persekuton Leaon! Tani shkon te FIFA për 16.5 mln eurot

Sporting Lisbon dëshiron kompensim për transferimin falas të Rafael Leao në verën e vitit 2018 te Lille. Lojtari vendosi për ndërprerjen e njëanshme të kontratës dhe më pas u transferua në kampionatin francez te klubi ku qëndroi 1 vit përpara se ta blinte Milani verën e shkuar.

Sulmuesi aktual kuqezi u lirua pas sulmeve të pësuara nga skuadra nga tifozët që hynë në qendrën sportive. Klubi portugez iu drejtua FIFA-s për të sfiduar lëvizjen e Rafael Leao dhe për të kërkuar dëmshpërblim, por përpjekja nuk doli e suksesshme.

Çështja përfundoi me Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv Portugez (TAD), e cila vendosi që lojtari duhet të paguajë 16.5 milion euro.

Një dënim i rëndë për 21 vjeçarin nga Almada. Rafael Leao nuk mund ta paguajë këtë shumë dhe klubi portugez është i vetëdijshëm për të.

Sipas gazetës A Bola, Sporting ka vendosur t’i drejtohet FIFA me qëllim të njohjes së përgjegjësisë së përbashkët të Lille dhe përfshirjen e ekipit francez në pagesën e 16.5 milion eurove dëmshpërblim për të dhënë.

Portugezët po presin një vendim. Ndërkohë, avokatët e Leao kanë apeluar në Gjykatën e Apelit të Lisbonës me shpresën për të marrë një anulim të vendimit TAD.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu