Sporting Lisbona i bëhet “ferr” Leaos, tani mban edhe rrogën që sulmuesi fiton te Milani!

Goli i tij pas vetëm 6 sekondash me Sassuolo-n shkruajti historinë e Serie A dhe në top 5 kampionatet e Europës, duke u renditur i treti në botë për nga shpejtësia ekzekutimit.

Rafael Leao është ai që duhet të mbajë peshën e sulmit në mungesë të Ibrahimovic dhe dëmtimit të radhës nga Rebic (që pritet të rikuperojë)

E ndërsa në fushë ka dhënë përgjigje për shumë kritikat, jashtë fushe vazhdojnë problemet.

Siç e dinë të gjithë deri më tani, Rafael Leao duhet t’i japë 16.5 milion euro Sporting Lisbonës. Arsyeja? Përfundimi i njëanshëm i kontratës i cili ndodhi në 2018 pas agresionit nga disa tifozë portugezë.

Miguel Braga, shefi i komunikimit për Sporting Lisbon, foli sot dhe, në televizionin zyrtar të klubit, bëri deklaratat e mëposhtme:

“Rafael Leao? “Sporting, i ballafaquar me atë që është me të drejtën e ligjit, po vepron në mënyrën e duhur për të siguruar që rimbursimi të bëhet. Ne e dimë që lojtari nuk ka kundërshtuar konfiskimet e pasurive.

Për më tepër, një pjesë e pagës së tij do të mbahet për të arritur shumën që na takon. Është mënyra normale për të vepruar në një situatë të tillë”.

Të shpresojmë që kjo situatë që Leao po kalon jashtë fushe të mos ndikojë psikologjikisht edhe brenda saj. Në fakt, për këdo do të ishte goditje e rëndë një gjobë e tillë për të paguar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu