Sporting Braga, i vë syrin talentit që po vëzhgonte Milani

Milani në muajt e kaluar ka hapur rrugen për Gianluca Scamacca-n, mesfushor i ri i Ascoli-t, por në pronësi të Sassuolo-s.

Kuqezinjtë kishin pare lojtarin e vitit ‘99 një zëvendës ideal per Ibrahimovic, një futbollist me prespektivë por që tani shumë i rritur për të bërë hapin e kualitetit.

Informacionet e fundit të shpallura nga eksperti i merkatos së futbollit, Gianluca Di Marzio, duket se e largojnë përfundimisht Scamacca-n nga Milani.

Në fakt sulmuesi duket gati të fluturojë në Portugali: është në zhvillim e sipër një marrëveshje konkrete mes Sassuolo-s dhe Sporting Braga, klub që po synon fort mbi Scamacca-n.

Një marrëveshje prej rreth 25 milionë eurove që duket se bind edhe futbollistin edhe klubin e tij aktual.

Scamacca, pas eksperiencës në Hollandë tek PSV Eindhoven, është gati të lërë përsëri Italinë dhe të përballet me një aventurë tërheqëse të huaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu