Sport Mediaset: Gjiganti Evropian e ka seriozisht per Donnarumma-n

Real Madrid e ka seriozisht per Donnarummen, raporton ne edicionin e sotem SportMediaset ne Italia Uno. “Los Blancos” sic duket nuk jane te bindur plotesisht nga performanca e Courtois dhe zevendesuesi i tij Areola, me huazim nga PSG, ka luajtur nje pjese te vogel te ndeshjeve dhe kerkon hapesire ​​dhe minuta per te mos humbur Kampionatin Evropian. Florentino Perez eshte pra i gatshem te hidhet ne sulm per Donnarummen, veçanerisht nese Zidane qe eshte admiruesi i madh i portierit, do te jete akoma ne pankinen e e Realit. Perkundrazi, ne anen tjeter pret edhe Juventus, i cili po vezhgon situaten e portierit te kuqezinjve.

Nese kushtet aktuale te Milanit nuk ndryshojne, Raiola nuk do te jete i gatshem as te filloje nje diskutim per nje rinovim te mundshem. Kontrata e gardianit te larte do te skadoje ne qershor 2021, dhe per kete arsye, vlera e Gigio-s nuk mund t’i kaloje 50 milion euro, shifer kjo qe nuk duket se do te jete problem per Realin. Pritet gjithashtu nje perpjekje e re nga PSG, me Leonardo qe do te perpiqet t’i ofroje kuqezinjve Areolen dhe rreth 20 milion euro. Ne fakt, ne rast te largimit te Donnarummes, djalli mendon per Musso-n e Udinezes.

Ne çdo rast, Donnarumma deshiron te kuptoje nese projekti i Rangnick mund te jete fitues. E ardhmja e tij nuk lidhet vetem me çeshtjen ekonomike, por edhe me ambicien personale te klubit, ku portieri i ri i kombetares italiane ka deshire per te fituar trofe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu