Sport Mediaset: Donnarumma? Mund te shkembehet me kete lojtar te Juventusit.

Ceshtja e Gianluigi Donnarumma eshte nje nder to qe po i rendon Milanit mbi shpine aktualisht. Portierit i skadon kontrata ne vitin 2021 dhe negociatat per nje rinovim te mundshem per momentin jane te ngrira. Marreveshja midis paleve mbetet komplekse, me politiken e re te imponuar nga Elliott e cila nuk do te perkonte me kerkesat e agjentit te lojtarit, Mino Raiola.

Ne kete menyre Donnarumma do te duhej te shikonte nje destinacion tjeter, me Milanin qe pa zgjatje te kontrates do te detyrohej ta shese ne menyre qe te mos rrezikoje ta humbase ate ne nje transferim me zero parametra vitin e ardhshem.

Skuadrat si PSG, Manchester United dhe Real Madrid jane te gatshme per te marre sherbimet e italianit dhe me Juventusin qe qendron akoma vigjilent ndaj situates, pavaresisht rinovimit te fundit me Szczesny.

Dhe pikerisht me klubin e Juventusit, Sport Mediaset zbulon nje shkembim te mundshem midis Donnarumma dhe Federico Bernardeschi, per te cilin Milani eshte perpjekur per ta sjelle ne Jana. Ish-playmaker-i i Fiorentines eshte nje profil qe i pelqen dirigjences se milanit, e cila muajt e fundit ishte perpjekur te vinte ne loje kartonin e Paqueta per ta sjelle ate te kuqezinjte. Pas nje sezoni zhgenjyes me torinezet, Bernardeschi, mund te perfundoje tek ‘Djalli’, me Donnarummen i cili do te perfundonte ne kampin bardhezi.

Por se fundmi Gazzeta dello Sport raporton se si zevendesues te Donnarummes, Milani po sheh alternativat si Alex Meret te Napolit dhe Juan Musso te Udinezes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu