Humbja e Milanit ndaj ekipit të Spezias ka lënë gjurmë! Jo vetëm te skuadra, por edhe te ambjenti jashtë, tifozeria e kështu me radhë.
Një disfatë që mund t’i kushtojë kuqezinjve.

Politikani Matteo Salvini, i njohur si tifoz i zjarrtë i Milanit, ka reaguar ashpër në “Instagram” pas humbjes së ekipit të tij të zemrës.
“Djema, çfarë zhgënjimi Milani. Nderime Spezias që dukej si Barcelona.
Kur në fushë (njësoj si në jetë) nuk lufton me shpirt, tru dhe zemër, nuk ke si të shkosh larg“, shkruhej në postimin e tij.