“Spezia? Nuk ishte Milani ai! Mjaft me fjalë, luhet çdo 3 ditë tani”

“Me siguri në çdo lojë që kam dhe do të kem mundësinë për të luajtur do të jap maksimumin tim. Sigurisht që ndeshja e nesërme do të jetë e rëndësishme për të gjithë por trajneri vendos kur kam nevojë për mua qoftë nga pankina apo nga fillimi. Mezi pres të luaj”.

Rade Krunic e nis kështu konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Crvena Zvezda në Serbi, e vlefshme për Europa League. Mesfushori nga Bosnja flet edhe për rolin e tij.

“Edhe trajneri e di që roli im natyror është ai i një mesfushori krahu por ne nuk luajmë me atë rol. Varet nga loja, unë mund të jap shumë në treshen pas sulmit por edhe si mesfushor apo anësor. Gjithashtu në këtë rast trajneri gjithmonë vendos”.

“Jemi mirë, jam mirë. Ne nuk kemi nevojë për konfuzion tani pas një disfate si ajo e fundit. Mund të ndodhë që të humbësh, problemi është se nuk ishte Milani i vërtetë.

Kemi folur tashmë dhe nesër do të kemi mundësinë të tregojmë veten. Nuk kemi kohë të mendojmë sepse do të luhet çdo tre ditë”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu