Spektakolar talenti i Milanit, befason Buffon! Djaloshi po rritet në Serie B: 4 gola në 7 ndeshje (VIDEO)

Lorenzo Colombo vazhdon të shkëlqejë në Serie B me fanellën e Spal. Një gol tjetër, i shënuar ndaj një prej portierëve më të mëdhenj në historinë e futbollit si Gigi Buffon. Ndeshja midis Spal dhe Parma përfundoi 2-2, me barazimin e skuadrës nga Ferrara që arriti në rikuperim falë golit të “Lollo”.

Goli i katërt i sezonit në shtatë ndeshje të luajtura për Colombo: një mesatare mjaft e mirë për një djalë te ditelindjes 2002, vetem 19 vjec.

Spal e përqafon, Milani e shikon. Kush e di nëse ai nuk mund të jetë sulmuesi i së ardhmes për Rossonerët…

Një goditje me te majten nga një pozicion qendror në buzë të zonës që rrëshqet midis shtyllës dhe dorës së Gianluigi Buffon, i cili u shtri, por nuk ishte në gjendje të arrinte goditjen e fuqishme dhe të saktë të Colombo.

Sulmuesi i Milanit nuk është i ri në këto lloj golash.

Milani vazhdon ta vëzhgojë atë nga afër. Colombo me siguri do të kthehet te Stefano Pioli në fund të sezonit, pas së cilës trajneri së bashku me drejtuesit e Milanit do të vendosin se çfarë të bëjnë në lidhje me sulmuesin e ri.

Ndërkohë, tifozët kanë filluar të mendojnë se post Ibrahimovic është tashmë në shtëpi…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu