Sparta Praga mbërrin në Milano, trajneri i vetëdijshëm: Tjetër nivel ekipi kuqezi!

Václav Kotal, trajneri i Sparta Pragës, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Milanit nesër në mbrëmje në “San Siro”, e vlefshme për javën e dytë të Europa League, faza e grupeve.

Për përvojën e lojtarëve që kanë kaluar tashmë nëpër Itali: “A u këshillova me ta? Sigurisht, kemi biseduar për një kohë të gjatë për të thelluar karakteristikat kryesore të futbollit italian”

Për Ibrahimovic: “Ai po luan shumë mirë, mbulon shumë mirë zonën e penalltisë dhe është një finalizues i shkëlqyeshëm. Ai është më i miri”.

Për favoritët e grupit: “Sipas mendimit tim, Milani dhe Lille nuk mund të krahasohen me ne. Ata janë sigurisht skuadra që kanë një nivel të shkëlqyer dhe i përkasin ligave të mëdha. E vërtetë që kemi bërë 6 fitore në 6 ndeshje në kampionat, por ndeshje më të rëndësishme ende na presin”.

Për provokimet e mundshme të Zlatanit: “Dyshoj që Zlatan ka mësuar disa fjalë në çekisht (buzëqesh)”.

Edhe Ladislav Krejci, lojtari i Sparta Pragës, foli në konferencën në prag të ndeshjes së Ligës së Evropës kundër kuqezinjve.

Futbollisti ka luajtur në Itali me fanelën e Bologna-s dhe e njeh ekipin kuqezi.

 “Shpresojmë të fitojmë, siç ndodhi në ndeshjen e fundit në Itali kundër Lazio. Na pret një lojë të vështirë, por do të përpiqemi. Te Milani ka ndryshuar gjithçka, veçanërisht me Zlatan. Ata janë të fortë dhe kjo demonstrohet nga fakti se ata janë të parët në Serie A.

Miqtë e mi të vjetër? Pashë Milan-Bologna, por nuk i pyeta për kuqezinjtë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu