Sparta nuk goditi kurrë portën, Beppe Bergomi befasohet sërish nga Milani!

Beppe Bergomi vazhdon të jetë i befasuar nga ky Milan. Ish-legjenda e Interit, në studiot e “Sky Sport”, ashtu si herë të tjera, vazhdon të thurë elozhe për kuqezinjtë.

Pas ndeshjes së sotme, ku Sparta Praga nuk bëri asnjë goditje në kuadrat, ish-mbrojtësi ka shtuar edhe një tjetër detaj.

“Ajo që më befason është fakti që skuadrat kundërshtare e kanë shumë të vështirë të godasin portën e Milanit dhe merita kryesore është Simon Kjaer.

Mos u gënjeni në ndeshjen me Romën, sepse aty ishin dy goditje këndi, por gjuajtje të vërteta në kuadrat nuk pati aspak. Milani është organizuar edhe në mbrojtje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu