Spanja i bën nder Milanit dhe trajnerit kuqezi!

Paraqitjet e shkëlqyera të Brahim Diaz me fanellën e Milanit nuk ishin të mjaftueshme për t’u thirrur nga Spanja. Numri dhjetë i Rossonerëve nuk u thirr nga Luis Enrique, i cili në mëngjes publikoi ​​listën e lojtarëve, të cilët do të sfidojnë Italinë në San Siro për Ligën e Kombeve më 6 tetor…

Mesfushori është lideri i vërtetë i skuadrës së Stefano Pioli në fillim të sezonit. Edhe kundër Atletico Madrid, dha një super performancë, duke i treguar të gjithëve brumin e tij dhe potencialin.

Në tetë ndeshje të luajtura, midis Champions League dhe Serie A, janë katër gola dhe dy asistime nga Brahim Diaz. Kjo periudhe pushimi do t’i sherbeje Diaz qe te rikuperoje nga tendiniti qe e shqeteson prej fillim sezonit dhe me pas do te jete gati per ndeshjet pas pushimit per kombetaret.

Këtu është lista e plotë e atyre që u therriten nga Enrique:

Portierët: Unai Simón, De Gea, Robert Sánchez.

Mbrojtësit: Porro, Azpilicueta, Laporte, Eric García, Íñigo Martínez, Pau Torres, Reguilón, Marcos Alonso.

Mesfushorët: Rodri, Busquets, Gavi, Koke, Merino, Pedri, Marcos Llorente, Yeremi.

Sulmues: Ferran Torres, Oyarzabal, Fornals dhe Sarabia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu