“Sozia” e Yaya Toure dhe 45 mln eurot e refuzuara dikr, Soumare te Milani do të ishte supergoditje!

Tiemoué Bakayoko është gjithmonë në krye të mendimeve të Milanit për të përforcuar mesfushën, por në orët e fundit negociatat për kthimin e francezit kanë pësuar një ndërprerje të papritur.

Arsyeja shpjegohet shpejt: Paolo Maldini nuk ka ndërmend të paguajë një lojtar që është rezervë te Chelsea dhe i cili ka një kontratë që skadon në 2022.

Qëllimi është, pra, huazimi (i rëndë, me 3-5 milion euro) dhe një blerje me kushte të favorshme. Përndryshe kuqezinjtë do të detyrohen të kthehen në qëllime të tjera.

Emri që ngroh më shumë tifozët është ai i Boubakary Soumaré, i lindur në 1999 dhe që luan me Lille. Një futbollist në ngritje dhe me potencial të madh, por me një kosto që është ende e paarritshme.

Soumare u largua nga PSG për t’u rritur së bashku me Bielsa (duke refuzuar Juventusin ndër të tjera), refuzoi ofertat nga Monaco dhe Neëcastle, të cilat kishin vendosur 45 milion në pjatë.

Kjo për të bërë të qartë se sa i lartë është vlerësimi i një mesfushori që shumë e krahasojnë me Yaya Touré, për mënyrën e të qenit në fushë dhe nga roli.

Fizik i thatë, aftësi të mëdha teknike, guxim dhe personalitet, ai duket gati për hapin e madh. Kushdo që do ta marrë mund të përfitojë shumë në të ardhmen! Milani po mendon, përtej kostove!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu