SOUMARE: Lille e rrëmbeu nga PSG me “0” euro, sot e ndjek Milan! Elliott dhe operacioni “Leao”

Bakayoko mbetet zgjedhja e parë e Milanit për mesfushë (bisedimet me Chelsea vazhdojnë dhe Maldini & Co po mundohen të negociojnë ende mbi vlerën e kartonit pasi huazimi prej 3 mln eurosh është fiksuar), por kuqezinjtë gjithashtu vlerësojnë alternativat e mundshme në vend të francezit.

Për shembull, siç raportohet nga Corriere della Sera, profile i sponsorizuar shumë – sipas “Corriere della Sera” – mbetet ai i të riut të talentuar të Lilles, Boubakary Soumaré.

Boubakary Soumaré

Raportet me klubin francez janë të shkëlqyera për dy arsye: operacioni Leao sezonin e shkuar dhe fakti që Lille është klub “satelit” i koorporatës Elliott, fondi i madh amerikan që zotëron shumë firma dhe industri.

Në fakt, pikërisht borxhi që Elliott i ka dhënë klubit francez e ka shpëtuar nga falimentimi dhe ndaj tashmë ka një “fetë të madhe” të tortës.

Soumare është 21 vjeç dhe luan në qendër të mesfushës, ku mund të avancojë edhe përpara. I shpejtë dhe me teknikë, por edhe me një fizik të admirueshëm, Lille e rrëmbeu me parametra zero nga moshat e PSG kur ishte 19 vjeç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu