Sot shkëlqen si top player, Bruno Fernandes rrëfehet: Manchester dhe Milan njësoj, po rikthehemi!

Italia nuk e shijoi dot versionin e tij më të mirë si futbollist. Bruno Fernandes është një nga keqardhjet më të mëdha të Novara, Sampdoria dhe Udinese, tre klubet italiane që ishin në gjendje ta kishin në radhët e tyre disa vite më parë.

Sot, në moshën 26 vjeç, mesfushori portugez është në të gjitha aspektet një yll i futbollit botëror. Te Sporting, në atdheun e tij, përjetoi një rritje eksponenciale, që i dha mundësinë të transferohej te Manchester United, ku shpejt triumfoi nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer.

Sonte, ai do të jetë në fushë kundër Milanit, në ndeshjen e parë të raundit të parë me eliminim direkt të Ligës së Europës. Po flasim për një nga rreziqet më të mëdha të mbrojtjes kuqezi. 

I intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, Bruno Fernandes kujtoi aventurën italiane dhe ndryshimet e thella mes kohërave të asaj eksperience dhe epokës së artë aktuale:

“Isha shumë i ri atje, duhej të përfundoja rritjen time fizike, po lëvizja nga një vend në tjetrin. Në Itali nuk e kam gjetur plotësisht veten, sepse figura e mesfushorit-sulmues në futbollin tuaj nuk e ka të lehtë. Historia e Dybala më duket ndriçuese.

Gjithkush pret diçka të veçantë nga ai, por të gjithë dhe gjithmonë jemi të rreptë ndaj tij”.

Ndoshta Bruno Fernandes më i mirë u pa te Udinese e Francesco Guidolin. Për trajnerin venecian ka vetëm lavdërime, me një aluzion për atë që mund të kishte qenë: 

“Udinese ishte, gjithashtu për vitet e kaluara në Friuli, faza më e rëndësishme e imja në Serie A, por ndryshimi i trajnerëve nuk më ndihmoi.

Shumë keq, sepse kisha gjetur një mësues të vërtetë. Cili? Francesco Guidolin. Nëse do të kisha kaluar më shumë kohë me të, mbase do të kishte qenë ndryshe”.

E tashmja quhet Manchester United-Milan; dy skuadra me zhurmë të madhe, të bashkuara nga dëshira për t’u kthyer në nivelet më të larta, pas një periudhe paraqitjesh të dobëta:

“Në disa aspekte, ne dhe Milani jemi njësoj. Dy klube me një të kaluar prestigjioze, 10 Champions në “dhomën” e trofeve, të cilët kanë kaluar një fazë tranzicioni, por po kthehen në krye.

Në fillim të sezonit, askush nuk mendoi se Milani mund të luftojë për “Scudetto”.

Ne jemi në mars dhe Milani ndodhet i dyti, po luan mirë, ka lojtarë të rinj interesantë. Të mos harrojmë vlerën e shtuar nga Ibrahimovic”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu