Solskjaer: Milan ekip fantastik, diferencën e bëri Pogba!

Ole Gunnar Solskjaer u intervistua nga Sky Sport. Trajneri i Manchester United ishte i lumtur me kualifikimin edhe pse nuk ishte aspak e lehtë në San Siro.

Për Pogba: “Është shumë bukur ta kesh në ekip dhe në dispozicion. E dimë se sa i nevojshëm është për ne një futbollist si ai. Edhe sot bëri diferencën”.

Pjesa e parë: “Ne filluam mirë në 15 minutat e para, mbase kishte një penallti për ne, ishte e qartë për mua. Pastaj doli Milani dhe nisëm të merrnim rreziqe. Milani për mua është një skuadër fantastike. Diferencën e bëri Pogba në pjesën e dytë”.

Europa League: “Vitin e kaluar humbëm në gjysmëfinale, ishte një goditje e rëndë për ne sepse duam të fitojmë, por u mundëm një nga lojtarët më të mirë të turneut dhe jemi shumë të kënaqur”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu