Solskjaer komenton Milanin dhe “rikthen” Dalot në Angli! “Barazimet nuk na kanë buzëqeshur por…”

Ole Gunnar Solskjaer, trajneri i Manchester United, rikuperon të gjithë emrat e mëdhenj për ndeshjen e kthimit të raundit të 16 të Ligës së Evropës kundër Milanit, të planifikuar për të enjten në mbrëmje në San Siro.

Rashford, De Gea dhe Pogba kthehen nga ndeshja e parë, ndërsa Martial është jashtë.

Por, lajmi i fundit është dëmtimi i radhës nga Edinson Cavani, i cili fillimisht u përfshi në listën e skuadrës dhe pastaj për një problem fizik do të qëndrojë në Angli.

Këtu është lista e plotë: De Gea, Henderson, Grant; Lindelof, Maguire, Shaw, Telles, Tuanzebe, Wan-Bissaka, Williams; Amad, Fernandes, Fred, James, Matic, McTominay, Pogba, van de Beek; Cavani, Greenwood, Rashford.

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer foli sot duke u ndalur edhe te situata e Diogo Dalot: “Ai me siguri do të ketë një të ardhme me ne! Gjëja kryesore për Diogo ishte të ishte në formë, ai kurrë nuk arriti të kishte vazhdimësi për një kohë të gjatë kur ishte këtu për shkak të dëmtimeve.

Tani po luan gjatë gjithë sezonit, ishte në dispozicion për ta. Dalot po luan në një klub të madh me pritshmëri si Milani dhe ka qenë një vit i mirë për të. Sigurisht, unë kam qenë shumë i lumtur me zhvillimin e tij këtë sezon dhe ai është lojtari ynë dhe mezi presim ta rimarrim”.

“Milani? Ne e pamë ndeshjen javën e kaluar dhe sa e vështirë ishte. Milani është një ekip fizik me shumë energji, cilësi të mirë në ekip. Ne kemi nevojë për të performuar në nivelet tona më të mira dhe e dimë atë.

Kurrë nuk kemi qenë shumë me fat me barazimet, por këto janë ndeshje ku lojtarët tanë duhet të testojnë veten për të parë nëse vërtet mund të arrijnë nivelin tjetër.

Nesër në mbrëmje shumë faktorë do të ndikojnë: ekziston nevoja për cilësi, përvojë, menaxhim loje dhe një qasje e mirë fillestare”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu