SKY: Tonali dhe Gabbia kthehen në Itali me dy avionë të ndryshëm! Islanda ishte kundër, por…

Me shërimin e Zlatan Ibrahimovic – lajmi i mirë i ditës – Stefano Pioli mund të gëzohet, edhe pse në anën tjetër në mëngjes mori lajmin e infektimit të mbrojtësit Matteo Gabbia.

Por, rikthimi i Alessandro Romagnolit në stërvitje bën që emergjenca në mbrojtje gjithësesi të mos jetë kaq e madhe në prag të derbit të datës 17 tetor.

Këto ditë mund të vijë edhe shërimi i Leo Duartes, që ashtu si Ibra ishte në karantinë.

Sipas asaj që raportohet nga Sky Sport, përkundër kërkesës për karantinë për të gjithë grupin e ekipit Under 21 nga autoritetet Islandeze, delegacioni i drejtuar nga Nicholato do të kthehet në Itali.

Veçantia është se ata do të duhet të udhëtojnë në dy fluturime të ndryshme: në njërin avion do të jenë lojtarët e rezultuar negativë në tamponin e dytë, përfshirë lojtarin e Milanit Sandro Tonali, ndërsa në tjetrin anëtari i stafit dhe lojtarët pozitivë, përfshirë Gabbia.

Ndalesa do të bëhet në Pisa aty ku edhe do të bëjnë një tjetër tampon për të parë gjendjen dhe më pas do të mund të shkojnë në izolim në shtëpiat e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu