SKY SPORT “zbulon” objektivin kryesor të Milanit! Gjithçka lidhet edhe me Europa League

Kanë mbetur edhe dy javë deri në fund të merkatos (do të mbyllet në datën 5 tetor) ndaj shumë skuadra tashmë do të nisin sulmin final për objektivat e tyre!

Mes tyre, edhe Milani, që është përqendruar shumë te një mbrojtës dhe jo mesfushor (edhe pse këtë mundësi do ta ketë parasysh).

Peppe Di Stefano, i cili foli për Sky Sport 24, tregoi gatishmërinë e Milanit për të blerë një përforcim në mbrojtje:

“Ajo që është e sigurt është që Milani do të blejë një mbrojtës qendre. Mungesat e detyruara për shkak të dëmtimeve të Romagnoli dhe Musaçhio vazhdojnë”.

“Në këtë moment Milani është i detyruar të luajë me Kjaer dhe Gabbia. Ndoshta nëse do të arrijë të kalojë në Europa League dhe do të shkojë në grupe, Milani do të duhet domosdoshmërisht të forcojë mbrojtjen”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu