SKY SPORT | Tre lajme të mira nga Milanello. “Ndaj Verona-s, Pioli rikuperon lojtarët”

Një lajm i mirë vjen nga infermieria për Milanin. Gazetari Manuel Baiocchini foli për Sky Sport 24 në orët e para të pasdites, duke marrë parasysh situatën mbi të dëmtuarit e kuqezinjve dhe për këtë arsye duke folur padyshim edhe për Zlatan Ibrahimovic.

Sulmuesi suedez ndodhet jashte që nga ndeshja kundër Lazios, e vetmja e luajtur deri më tani këtë sezon. Sidoqoftë, problemi i tendinit të Akilit duhet të zgjidhet. Këto janë fjalët e Baiocchini:

“Përveç problemeve të mëtejshme ose paparashikueshme, te mërkurën ose te enjten, Zlatan dueht te bashkohet me ekipin. Prandaj Ibrahimovic do të kishte 2-3 ditë stërvitje para se të thirrej për ndeshjen kundër Veronës”.

Gazetari pastaj vazhdoi “Për ndeshjen kundër Hellas do të jetë Giroud, i cili këtë mëngjes shënoi një gol në një ndeshje miqësore me Primavera, dhe Calabria, i kthyer nga ekipi kombëtar me një problem te vogel, por nga fillimi i javës së ardhshme ai do të jetë në gjendje të kthehet në stërvitje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu