SKY SPORT: Trajneri Pioli mbledh ekipin pas humbjes dhe mban diskutim!

Humbja ndaj Lille ishte një dorëzim pa kushte për Milanin, në një mbrëmje që thjesht nisi keq dhe mbaroi keq.

Penallti, gol i falur nga Donnarumma, mbrojtje e hapur, mesfushë zero dhe sulmi apatik!

Ishte e para pas 24 ndeshjesh dhe 8 muajsh.

Duke folur për Sky Sport, Manuele Baiocchini analizoi Milanin dhe momentin e skuadrës kuqezi. Këto janë fjalët e tij:

Milan not sweating over Scudetto success, suggests Pioli

“Nëse do të vinte një disfatë, ndoshta më mirë ajo erdhi në natën më të keqe të Milanit. Në mbrëmje ku lojtarët përfaqësues si Donnarumma dhe Romagnoli bëjnë gabime të rënda dhe ku Ibrahimovic nuk shkëlqeu.

Humbja, më e rënda në histori në San Siro, mbase do të jetë pa dhimbje dhe me Veronën do të duhet të vijë reagimi.

Dje prisnim të shihnim nëse trajneri Emilian do të përqafonte apo qortonte ekipin dhe në këtë kuptim Pioli foli me ekipin këtë mëngjes duke thënë se nuk është një dramë dhe që skuadra duhet të fillojë përsëri me Veronan aty ku e kishte lënë përpara ndeshjes me Lille. Praktikisht, të vazhdojë të luajë e bindur”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu