SKY SPORT: Tomori në Casa Milan! Takon Maldini dhe Massara. Detajet

Fikayo Tomori, pas mbërritjes së tij në Milano, bëri për vete të gjithë, përfshirë tifozët dhe klubin kuqezi.

Performancat e tij i dhanë vendin e titullarit përkrah Simon Kjaer, dhe deri para disa ditësh qëndrimi i tij edhe përtej huazimit ishte thuajse i kryer dhe i padiskutueshëm.

Tani dihet që mbrojtësi anglez mund të qëndrojë në Milano vetëm nëse klubi paguan 28 milion euro të vendosura për blerjen e tij.

Duhet thënë se në dy daljet e fundit të ekipit të Pioli, Fikayo dukej më pak i kthjellët se në garat e mëparshme.

Dy gola, në dy humbjet kundër Sassuolo dhe Lazio, erdhën pikërisht nga gabimet e dukshme të Tomorit.

Nuk u desh shumë kohë që kritikat e ndryshme e goditën atë, dhe shumë, pas kësaj rënie të performancës, vunë në dyshim qëndrimin e tij në Milano.

Është e qartë se të gjithë mund të bëjnë gabime, dhe se këto dy gabime nuk mund të fshijnë gjërat e mira që Fikayo Tomori ka bërë që kur ka veshur fanellën e kuqezi.

Ajo që është e sigurt është se, deri më sot, e ardhmja e tij duket e pasigurt.

Ka shumë probleme për t’u zgjidhur, dhe kuqezinjtë ndoshta po punojnë tashmë për të sqaruar situatën e mbrojtësit anglez.

Sot ishte një takim midis Fikayo dhe Maldinit e Massara në Casa Milan.

Lajmi për bisedimet midis Tomorit dhe drejtuesve kuqezi u dha nga Peppe Di Stefano, korrespodent i Sky Sport për Milan.

Gazetari dha disa detaje mbi takimin që u zhvillua sot.

“Tomori qëndroi për pak a shumë një orë në Casa Milan dhe kishte një bisedë me Maldini dhe Massara. Këto janë takime të planifikuara, menaxherët shpesh i organizojnë ato.

Biseda me Tomorin duhet të lexohet nga dy këndvështrime: si nga ajo teknike, ashtu edhe nga ajo e tregut.

Tomori ka një të drejtë të lartë blerje dhe, pavarësisht nga gabimet e garave të fundit, është e pamundur të mos njohësh meritat e tij.

Ai u pyet nëse ishte i lumtur me Milanin: ndoshta Maldini dhe Massara duan të bëjnë presion për rinovimin e kontratës së tij; Elliott do të duhet të bindet dhe të flasë padyshim me Chelsea, ndoshta për të ulur kërkesën.

Edhe pse duket se kërkesa e blues është saktësisht 28 milion euro”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu