SKY SPORT: “Surpriza e Piolit nesër mund të jetë në sulm!”

Milani merr dy lajme të mira përpara ndeshjes ndaj Spezias të shtunën pasdite në “Picchi”.

Stefano Pioli do të ketë sërish në dispozicion, ndoshta duke e nisur nga stoli, Davide Calabria dhe Olivier Giroud, ndërsa për Ibrahimovic dhe Kjaer duhet të pritet ndeshja me Atletico Madrid në Champions League.

Ndalet sakaq Florenzi, që nuk thërritet për këtë ndeshje të gjashtë të kampionatit, por që megjithatë do të jetë gati për Champions.

Ende larg rikuperimi për Bakayoko, Krunic dhe Messias, edhe pse pritet që ky i fundit të marrë ftesën e parë për Milan-Atalanta në “San Siro”.

PORTIERË: Jungdal, Maignan, Tătărușanu.

MBROJTËS: Ballo-Touré, Calabria, Conti, Gabbia, Hernández, Kalulu, Romagnoli, Tomori.

MESFUSHORË: Bennacer, Castillejo, Díaz, Kessie, Saelemaekers, Tonali.

SULMUES: Giroud, Leão, Maldini, Pellegri, Rebić.

Duke folur për mikrofonat e Sky sport, Manuele Baiocchini raportoi lajmet e fundit nga Milanello. Këto janë fjalët e tij:

“Pioli po studion mundësitë për ndeshjen kundër Spezia. Në ndeshjen kundër ligurianëve, Leao mund të pushojë dhe në vend të tij Ballò-Tourè mund të vendoset në një pozicion të avancuar. Balotazh mes Calabria dhe Kalulu.

Mund te kete edhe pak pushim per Tonalin ne mesfushe, teksa Kessie mund ta nise titullar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu