SKY SPORT | Probleme edhe për Giroud?

Probleme të tjera në sulm për Milanin i cili po përgatiten për ndeshjen e madhe të së dielës mbrëma kundër Juventusit në Stadium.

Sipas Sky Sport, në fakt, kuqezinjtë gjithashtu mund të detyrohen të bëjnë pa Olivier Giroud, që po lufton me një problem të shpinës që është zvarritur për disa ditë dhe i cili, me sa duket, ende nuk është zgjidhur.

Kjo nuk është asgjë serioze: francezi, megjithatë, mund të fillojë nga stoli dhe në vend të tij Pioli mund të konfirmojë Rebic në rolin e sulmuesit të parë, pikërisht ashtu siç ndodhi në dy ndeshjet e fundit kundër Lazio dhe Liverpool.

Mungesa e Giroud te pakten si titullar, i shtohet asaj (praktikisht të sigurt) te Ibrahimovic i cili ende nuk ka kaluar dhimbjet e tendinit të Akilit.

Prandaj linja e sulmit të Milan në Torino duket të jetë e detyruar: pas Rebic, Saelemaekers, Brahim Diaz dhe Leao do të veprojnë nga e djathta në të majtë. Me Giroud, në këtë pikë, gati për të hyrë në garë në rast nevoje!

Si Ibrahimovic, ashtu edhe Messias, sot kane zhvilluar stervitje te diferencuar nga grupi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu