SKY SPORT – “Nuk ka paraakord me Napolin! Milani në avantazh për talentin brazilian. Plani kuqezi”

Prej kohësh, Milani ndjek sulmuesin brazilian Kaio Jorge aktualisht te Santos – ende për disa kohë pasi kontrata i skadon në dhjetor.

I krahasuar me Neymar për talent dhe cilësi sulmuese (kështu thonë në Brazil të paktën) dihet mirë se klubi kuqezi është në kërkim të një sulmuesi të parë që mund të luajë rolin e zv-Ibrahimovic.

Olivier Giroud është ende profili në pole position dhe favoriti, por Chelsea pritet ta lirojë atë në një transferim falas: kushti i vetëm që Milani konsideron për nënshkrimin e tij.

Shpesh është thënë se kuqezinjtë ndoshta dëshirojnë të synojnë blerjen e dy sulmuesve: i pari me më shumë përvojë, i dobishëm për të luajtur Ligën e Kampionëve dhe i dyti më i ri që të rritet dhe piqet me kohën.

Lidhur me opsionin e dytë, Kaio Jorge është një nga profilet më të ndjekur nga Milani. Po flasim për një lojtar 19-vjeçar, por që tashmë ka treguar klasin e tij absolut.

Në orët e fundit, thashethemet kishin qarkulluar për një para-marrëveshje të përcaktuar tashmë midis lojtarit brazilian dhe Napolit.

Një lajm mbërriti direkt nga Brazili, por në minutat e fundit nga Sky Sport erdhi mohimi.

Manuele Baioçhini foli nga studiot Sky Sport. Gazetari i njohur tha se nuk ka asnjë para-marrëveshje midis Napolit dhe Kaio Jorge.

Përkundrazi, duket se Milan është klubi më i avantazhuar për sulmuesin e lindur në 2002.

Maldini dhe Massara kanë një interes konkret për Kaio Jorge, i cili mund të lirohet nga Santos për një shumë afër 10 milion eurove, duke qenë se kontrata e tij skadon në dhjetor 2021.

Komisionet që agjentët e lojtarit gjithashtu kërkojnë janë të larta, por jo të pamundura.

Gazetari Gianluca Di Marzio specifikoi se Djalli po mendon më shumë për këtë marrëveshje për janarin 2022.

Përveç Napolit, edhe Juventusi ndjek Kaio Jorge, por Sky Sport rithekson se nëse Milani do të tërhiqet do t’i hapet rruga të tjerëve, ndryshe duket gati e vështirë që kuqezinjtë mos e sigurojnë nëse e duan.

Kjo sepse agjenti i tij ka qenë në selinë kuqezi dhe ka një pakt me Maldini & Co.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu