SKY SPORT – Mungesa pafund por edhe idetë e para të Piolit. Formacioni anti-Manchester

Manchester United-Milan do të jetë në skenë nesër në mbrëmje. Ndeshja në Old Trafford pritet me padurim nga të gjithë tifozët; dy skuadra me një histori të madhe evropiane do të garojnë dhe për këtë arsye prestigji në lojë është shumë i lartë.

Edhe nëse po flasim për një ndeshje të Ligës së Evropës, të dy ekipet do të ndjehen sikur po përjetojnë një ndeshje të Ligës së Kampionëve, ndeshje që emocionoi shumë vite më parë…

Milani i Pioli do të mbërrijë në Mançester nesër për të luajtur ndeshjen e parë dhe do të përpiqet për të sjellë në shtëpi një rezultat pozitiv. Nuk është e lehtë aspak, duke qenë se Djajtë e Kuq të udhëhequr nga Ole Solskjaer mund të mbështeten në një organikë me cilësi absolute.

Përveç kësaj, trajneri kuqezi duhet të merret me dëmtime të panumërta, prandaj nuk do të jetë e lehtë të aktivizojë ekipin më të mirë. Ibrahimovic, Calhanoglu, Bennacer, Mandzukic, Rebic janë të padisponueshëm, të gjitha për shkak të problemeve fizike; nuk do të udhëtojnë me ekipin por do të vazhdojnë rikuperimin e tyre në Milanello. Në këto, orët e fundit është shtuar edhe Theo Hernández, i cili nuk do të jetë me ekipin për shkak të një problemi gastrointestinal.

Me pak fjalë, shumë, shumë mungesa për Stefano Pioli, i cili do të përpiqet të adaptojë lojtarët.

Sipas Peppe Di Stefano, korrespodent i Sky Sport në Milanello, Milani nesër do të mbështetet te Calabria, Kjaer, Tomori dhe Dalot në mbrojtje. Romagnoli do të fillojë nga stoli për shkak të një problemi fizik.

Në mesfushë, do të jetë edhe një herë radha e Meite-Kessie për të mbajtur frenat e lojës; duke u përpjekur të pengojë veprimet e kundërshtarëve anglezë në nisje. Edhe Tonali do të fillojë nga stoli.

Në treshen prapa Leao do të veprojë Brahim Diaz në qendër, i mbështetur në të djathtë nga Saelemaekers dhe në të majtë nga Krunic. Samu Castillejo nuk do të fillojë nga minuta e 1-të si kundër Verona, por mund të përdoret ndërsa loja është në zhvillim.

MILAN (4-2-3-1): G. Donnarumma; Calabria, Kjaer, Tomori, Dalot; Meite, Kessie; Saelemaekers, Diaz, Krunic; Leao

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu