SKY SPORT – Milani bllokon mbrojtësin e Chelsea, por duhet marrë vendimi mbi Simakan

Gianluca Di Marzio, i cili foli për Sky Sport gjatë “Calciomercato – L’originale”, komentoi situatën në lidhje me Simakan pas dëmtimit që do ta detyrojë francezin t’i nënshtrohet një operacioni:

“Dje Milani kishte garanci nga agjentët e Simakan mbi gjendjen e lojtarit. Këtë mëngjes ai bëri disa ekzaminime të thelluara dhe do të duhet të mungojë për dy muaj, ndoshta edhe tre. Kuqezinjtë duhet të vendosin nëse do të presin francezin apo të shkojnë te Tomori i Chelsea, pasi e kan bllokuar tashmë”.

Sakaq, Paolo Maldini komentoi përpara ndeshjes zërat e merkatos dhe u ndal te Simakan:

“A shuhet objektivi Simakan pas dëmtimit? Jo domosdoshmërisht. Ai është një djalë që ne e njohim mirë, me të cilin kemi pasur një bisedë jo vetëm për këtë merkato por edhe për seancën e mëparshme verore.  Por që gjërat të kenë sukses duhet të dy palët ta duan. Tani për tani nuk ka asgjë”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu