SKY SPORT: “Milanello sot si një familje! Barbeque mes lojtarëve, stafit dhe drejtuesve. E gjitha sepse duhet të kalojë ky mesazh…”

Në prag të ndeshjes së fundit të kampionatit dhe atë më vendimtare, në Bergamo, ndaj Atalanta, Milani duket se po kalon një javë të qetë dhe drejtuesit nuk vendosin aspak trysni dhe presion te futbollistët…

Aq sa trajneri Pioli u dha pushim të martën dhe vetëm dje u rikthyen në stërvitje. Ndërsa sot – sipas Sky Sport – ka pasur madje edhe momente të një bashkimi të skuadrës me stafin teknik dhe drejtuesit.

“Sot në Milanello kishte një barbeque të organizuar mes lojtarëve, stafit teknik dhe drejtuesve, që kanë qenë aty gjatë gjithë ditës.

Objektivi është ai për të bashkuar gjithmonë e më shumë grupin në këtë moment vendimtar të sezonit. Fytyra e futbollistëve kuqezi nuk janë më si pas Cagliarit por duket se janë më të qeshura dhe humori është kthyer.

Kur e karikon shumë një ndeshje, bëhet e vështirë të mos jesh i emocionuar, ndaj edhe klima në Milanello duhet të jetë ajo e një ndeshje të përgatitur mirë dhe me qetësinë e duhur”, njofton Sky Sport.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu