Sky Sport – Milan, zëvendës-Theo Hernandez arrin nga Holanda!

Gjuetia për një futbollist që do të zëvendësojë Theo Hernandez duke i dhënë herë pas here oksigjen gjatë sezonit të gjatë, mund ta çojë Milanin deri në Hollandë.

Liga në fjalë (Eredivisie) është një vatër e vërtetë e talenteve të mëdhenj ndërkombëtarë dhe shumë prej tyre sot luajnë në klubet e mëdha.

Sipas “Sky Sport”, mes klubeve që ndjekin me vëmendje këtë treg është edhe Milani në sajë të shefit të skautingut Moncada.

Objektivi luan te Groningen, një klub më pak i njohur se klubet e tjera holandeze, por që ka rritur kampionë të kalibrit të Suarez ose Robben në të kaluarën.

Futbollisti në fjalë është Gabriel Gudmundsson. Ai është suedez, i lindur në vitin 1999, dhe që është rritur te Halmstad.

Nordiku po bën paraqitje të shkëlqyeshme në kampionatin holandez.

Një mbrojtës teknik dhe i fortë fizikisht, për të cilin Milani po merr informacion serioz.

Le të zbulojmë më shumë rreth Gudmundsson, një emër që është ende larg të njohurit në nivele të larta, por që skautët kuqezi duket se e kanë identifikuar me cilësi dhe prespektivë.

Djaloshi lindi në Malmoe, të njëjtin qytet me Zlatan Ibrahimovic, në 1999.

Siç u përmend, karriera e tij deri më tani është zhvilluar në dy klube. Së pari te suedezët e Halmstad, ku ai u rrit në futboll për të bërë debutimin e tij në ekipin e parë ndërsa ishte ende i mitur.

Pastaj në 2019 lëvizja në Hollandë te Groningen.

Në sezonin e tij të fundit me bardhejeshilët zhvilloi 23 paraqitje dhe 5 asist.

Jo keq për një mbrojtës të ri që ngadalë po tregon cilësitë e tij. Gjithashtu bëri të gjithë procesin në ekipet kombëtare të të rinjve suedezë, deri në ekipin Under 21.

Por ka nga ata që tashmë flasin për një të ardhme te kombëtarja e madhe për të zëvendësuar Augustinsson në krahun e majtë.

Kohët e fundit Gunmundsson është ndjekur edhe nga klube të tjera italiane, të tilla si Napoli dhe Atalanta.

Kushtojini vëmendje mbi të gjitha Borussia Dortmund, një klub gjerman që është gjithmonë i vëmendshëm ndaj lojtarëve të rinj në rritje ndërkombëtarisht.

Operacioni për momentin për Milanin do të ishte me kosto të ulët. Kartoni i Gudmundsson nuk duhet të kushtojë më shumë se 4-5 milion euro, duke qenë se deri para disa muajsh ai ishte akoma një futbollist pak i njohur.

Por përfshirja e rivalëve të tjerë mund të shkaktojë një ankand.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu