SKY SPORT: “Milan-Tadic bëhet me një kusht!” Por sulmuesi i premton dashuri Ajax-it

Dusan Tadic është bashkuar me grumbullimin e Ajax  dhe përmes Voetbal International mbërrijnë disa deklarata nga kapiteni i “harkëtarëve”.

Pas fjalëve të Overmars në ditët e fundit, serbi mbyll më tej derën e transferimit të mundshëm në Milano:

“Ajax është klubi im, klubi i ëndrrave të mia. Unë mendoj vetëm të luaj për Ajax dhe argëtohem shumë për ta lënë këtë ekip. Është një nga klubet më të bukura në botë “

Sakaq, Riçardo Re, një nga gazetarët e merkatos së SkySport, u shpreh si vijon për interesin e Milanit për Dusan Tadic:

“Pavarësisht se holandezët e përcaktojnë lojtarin si të pa transferueshëm, ju themi që Milani do të përpiqet të kthehet te Tadic nëse ka ndonjë hapje ndoshta edhe për shkak të gatishmërisë së sulmuesit për të provuar një aventurë të re dhe të fundit. Do të shohim…”.

Por, duke parë deklaratat e Tadic, duket gati e pamundur që ai të kërkojë shitjen te Ajax.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu