SKY SPORT – Maldini takon Conten përpara derbit! Biseda bashkë me Massara dhe Oriali

Derbi afron dhe sigurisht që Milano njihet për fair play. Kurrë trazira, kurrë sherre, kurrë aksidente dhe kurrë urrejtje e kthyer në dhunë!

E gjitha me tallje, provokime, polemika, thumbime dhe tifozeritë e të dy ekipeve që i japin një super kornizë.

Por, siç duket, kjo ndodh edhe brenda ambjenteve të stadiumit, pasi sipas “Sky Sport” dhe “MN”, përpara ndeshjes, gjatë daljes për në fushë, ka pasur një bisedë mes drejtorit teknik të Milanit, Paolo Maldini, drejtorit sportiv Massara, trajnerit të Interit Antonio Conte dhe drejtuesit zikaltër Lele Oriali.

E gjitha për të ulur tensionin dhe sigurisht për të treguar se qyteti i Milanos, përpos gjithçkaje, mbetet shembull në botë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu